Flet mjeku i Maradonës pas shtrimit të tij në spital: Është një pacient i komplikuar...

Flet mjeku i Maradonës pas shtrimit të tij në spital: Është një pacient i komplikuar...

10:55, 03/11/2020

Siç është shkruajtur gjatë në media të huaja dhe jo vetëm, Diego Armando Maradona është shtruar në spital në një klinikë në La Plata.

Sëmundja e tij nuk ka lidhje me COVID-19 pasi ish asi i Napolit në testin e fundit rezultoi negativ por ai ishte zgjuar me humor të keq dhe me dhimbje stomaku dhe pa dëshirë për të ngrënë.

Shtrimi në spital i Maradonës duhet të zgjasë disa ditë me qëllim gjetjen e një terapie me ilaçe të përshtatshme për situatën e tij.

Dhe së fundmi ka folur dhe mjeku i tij personal Leopoldo Luque.

Ai është shprehur se nuk ka asgjë serioze, por po i bëhen teste për shkak të një situate dehidrimi dhe anemie që rezulton nga problemet me të ushqyerit dhe të lidhura me faktor emocional.

‘I thashë vetë Diegos të shkojë në spital, në fillim ai nuk donte, por më pas pranoi. Ai është një pacient i komplikuar, nuk është i bindur si tjerët. Me pacientët e tjerë është më e lehtë, sepse ju jepen udhëzimet dhe ata i ndjekin. Diego është një person që alternon momente të shkëlqyera me të tjerët  dhe besoj se sjellja e tij këtu mund ta ndihmojë. Ai ka shumë presion . Ai duhet të qëndrojë në klinikë të paktën tre ditë dhe nuk përjashtohet që të jetë në stol tashmë gjatë fundjavës për të udhëhequr Gimnasia në Ligën e Kupës’ është shprehur mjeku personal i Diegos.

"Maradona është i trishtuar"

Por së pari ai duhet të kthehet në këmbë.

 " Psikologjikisht ai është i sëmurë dhe kjo ka pasoja në dietën dhe trupin e tij. E pashë të trishtuar dhe kjo gjë nuk më pëlqeu " shtoi mjeku.

-Sipas mediave argjentinase, pas kësaj gjendje të keqe në Diez ekziston një krizë depresioni:

" Ai është i plagosur, nuk ka dëshirë për të ngrënë, për të folur. Ditëlindja ka trazuar shumë gjëra, zemra e tij është thyer"  thonë burime pranë ish-futbollistit" Ole ".

Maradona do të dëshironte që të gjithë fëmijët e tij të ishin afër tij me rastin e 60 vjetorit të lindjes, por për shkak të pandemisë nuk ishte e mundur, kësaj do t'i shtohej edhe dhimbja e vdekjes të kunatit të tij, Raul Machuca, prej COVID-19.

Për më tepër, El Diez lufton të ecë pavarësisht protezës së vendosur në gju: gjatë paraqitjes së tij të fundit publike, të premten e kaluar në fushën Gimnasia, pak para ndeshjes kundër Patronato, Maradona u duk i dobësuar, me vështirësi të dukshme në këmbë,  ishin dy njerëz që e ndihmuan atë të ecte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco