Humbi duelin me Mesin, po kundër Ronaldos a do të luajë Myrto Uzuni?

Humbi duelin me Mesin, po kundër Ronaldos a do të luajë Myrto Uzuni?

09:36, 03/11/2020

Juventusi dhe Ferencvaroshi në historinë e tyre numërojnë vetëm një përballje, edhe ajo e ndodhur 55 vite më parë, në finalen e Kupës së Panaireve, të cilën bardhezinjtë e humbnin në Torino.

Ndërkohë, dueli që do të rivihet në skenë pas më shumë se gjysmëshekulli, pritej të kishte edhe një sfond shqiptar, duke qenë se Myrto Uzuni ishte jo vetëm një ndër protagonistët absolutë për kualifikimin e hungarezëve për fazën e grupeve të Champions- it, por edhe blerja më e rëndësishme e skuadrës në fjalë, në merkaton e verës.

Por, fatkeqësisht, 25-vjeçari i Kombëtares kuqezi është prekur nga Koronavirusi dhe pas dy javësh vazhdon që të mos jetë shëruar.

Dhe, fatkeqësisht, pasi humbi duelin me Lionel Mesin, në ndeshjen e parë të grupeve, Myrto Uzunit do t’i duhet të humbë edhe duelin e mbrëmjes së nesërme, në Budapest, kundër idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.

Ky ishte një lajm i keq për beratasin e sulmit të Ferencvaroshit, pasi është historike që një shqiptar të ndeshet me dy yjet që kanë dominuar skenën e futbollit europian e global në dy dekadat e fundit.

Gjithsesi, shpresat janë se në kthim dhe pas 3 javësh pushim, Uzuni me siguri që do të ketë mundësinë që t’i shohë nga afër dhe ta sfidojë si Ronaldon, ashtu edhe Mesin, ndaj të cilëve do të ndeshet respektivisht në datat 24 nëntor (ndeshja e kthimit me Juven) dhe më 2 dhjetor me Barcelonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco