Aguero kthehet për derbin me Liverpool

Aguero kthehet për derbin me Liverpool

08:04, 03/11/2020

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero mund të kthehet në ekip për derbin me Liverpool këtë fundjavë.

Kjo u konfirmua sot nga menaxheri i “Qytetarëve” Pep Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes me Olympiacos.

Aguero pësoi një dëmtim në muskuj në ndeshjen kundër West Ham më 24 tetor dhe parashikimet fillestare ishin se ai do të ishte jashtë fushe për 3 javë.

“Për momentin nuk mund të them me siguri nëse Aguero do të luajë kundër Liverpoolit. Gjendja e tij po përmirësohet, por është shumë herët të thuhet”.

“Ne nuk duam të nxitojmë, nëse ai rikuperohet do të luajë kundër Liverpool, nëse jo, pas pushimit ndërkombëtar”, tha Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco