Ndryshon plani i UEFA-së/ Kampionati Europian do të zhvillohet në këtë shtet!

Ndryshon plani i UEFA-së/ Kampionati Europian do të zhvillohet në këtë shtet!

21:55, 02/11/2020

“Le Parisien” raporton se EURO 2020 që është planifikuar të zhvillohet në verën e vitit 2021, nuk do të ndodhë në 12 vende të ndryshme siç ishte parashikuar më parë.

Ideja kishte qenë që ndeshjet të ndodhin në të gjithë Europën, nga Londra në Shën Petersburg, nga Bilbao në Baku. Por pandemia COVID-19 shkatërroi këto plane fillestare dhe UEFA është gati të bëjnë përsëri ndryshimin e nevojshëm që Europiani të zhvillohet vetëm në një shtet.

Rusia është kandidati kryesor, pasi ka organizuar Kupën e Botës 2018 – arsyet për këtë janë shumëplanëshe: Rusia ka pasur një normë shumë të ulët infeksioni COVID-19 gjatë këtyre 9 muajve të parë – zyrtarisht, ata kanë pasur në total vetëm 29 mijë vdekje dhe rreth 1.6 milion raste.

Së dyti, ata kanë infrastrukturën më të azhurnuar, pasi kanë organizuar me shumë sukses Kupën e Botës 2018. Ekzistojnë disa zëra kundërshtues në lidhje me mundësinë, me ekspertë të shëndetit botëror që vënë në dyshim shifrat zyrtare të infektimit nga Kremlini dhe shifrat e vdekjes.

UEFA refuzoi të konfirmojë ose mohojë raportin kur janë kontaktuar dhe e kanë siguruar ”Le Parisien” se do të marrin konfirmimin kur të jetë koha e duhur.

Ideja e Azerbajxhanit që të bëhet shteti pritës, i cili po konsiderohej seriozisht nga krerët e UEFA-së, është ftohur si një opsion në javët e fundit, për shkak të konfliktit ushtarak të vazhdueshëm me Armeninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco