Dueli në Champions/ Varane paralajmëron Realin: Inter nuk është vetëm...

Dueli në Champions/ Varane paralajmëron Realin: Inter nuk është vetëm...

20:45, 02/11/2020

Real Madrid do të presë Interin në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të në Champions Leagues.

Romelu Lukaku nuk ka udhëtuar me skuadrën në Madrid për shkak dëmtimi. Pavarësisht nga mungesa e belgut, ylli i mad rilenëve Varane beson se zikaltrit mbeten të rrezikshëm.

“E njoh Romelu-n shumë mirë”, ka thënë qendërmbrojtësi i Real Madrid në konferencë për shtyp. “Jam përballur me të kur luante me Manchester-in dhe Anderlecht-in, është një sulmues i madh.

“Megjithatë, Inter nuk janë vetëm Lukaku, kanë një skuadër të kompletuar që sulmon shumë shpejt dhe që është shumë e rrezikshme. Do të duhet të bëjmë maksimumin për të fituar”, ka shtuar ai.

Achraf Hakimi do të kthehet në Madrid ku ka luajtur me moshat para se të transferohej te Borussia Dortmund me formulën e huazimit dy vite më parë.

“Achraf ka bërë një zgjedhje që mendon se është më e mira për karrierën e tij. Mendoj se Real Madrid do të jetë gjithmonë special për të”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco