Champions/ Atalanta me disa mungesa kryesore për duelin kundër Liverpoolit

Champions/ Atalanta me disa mungesa kryesore për duelin kundër Liverpoolit

20:22, 02/11/2020

Robin Gonsens dhe Marten de Roon janë lënë jashtë skuadrës së Atalantës për duelin kundwr Liverpoolit në Champions League.

Trajneri Gian Piero Gasperini ka marrë një lajm fantastik se Hans Hateboer do të jetë i gatshëm për këtë sfidë të vështirë. Mattia Caldara do të jetë një tjetër mungesë e madhe për Atalantan. Ish-anëtari i Milanit ka pasur një operacion në gju në muajin që lamë pas dhe do të mungojë deri në fillim të vitit 2021.

Takimi mes të dy skuadrave zhvillohet të martën në mbrëmje nga ora 21:00 në stadiumin Gewiss:

Lista e lojtarëve të ftuar nga Atalanta:

Portierë: Rossi, Sportiello, Gollini.

Mbrojtësit: Toloi, Palomino, Romero, Djimsti, Mojica, Depaoli, Hateboer, Ruggeri.

Mesfushorët: Freuler, Malinovskyi, Pessina, Miranchuk, Pasalic.

Sulmuesit: Lammers, Muriel, Gomez, Ilicic, Diallo, Zapata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco