Disiplina merr vendim dhe ndëshkon keq Luftëtarin

Disiplina merr vendim dhe ndëshkon keq Luftëtarin

18:20, 02/11/2020

Komisioni i Disiplinës dha vendimet e tij për ndeshjet e luajtura gjatë ditës së djeshme për Kupën e Shqipërisë. Dënimi më i ashpër është ai i Luftëtarit, i cili dënohet me mospjesëmarrje në sezonin e ardhshëm të Kupës së Shqipërisë duke qenë se nuk u paraqit ndaj Elbasanit.

Lojtari i Skënderbeut, Shqiprim Taipi u dënua me një ndeshje për shkak të protestave të ashpra ndaj zyrtarit të ndeshjes. Disiplina ka treguar se po shfaqet me dorë të hekurt në këto vendime të para.

Vendimet e plota:

1. Lojtari i FK Dinamo, Plarent Fejzaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Zyrtari i KF Egnatia, Klaudian Dervishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Lojtari i KF Skënderbeu, Sciprim Taipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i FK Tomori, Orgest Gava, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. KF Luftëtari, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë kundër FK Elbasani, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/a/c të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe dënohet me mospjesëmarrje në sezonin pasardhës të Kupës së Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco