Prag Champions/ ‘Tronditet’ Ajaxi, 11 lojtarë pozitivë me koronavirus

Prag Champions/ ‘Tronditet’ Ajaxi, 11 lojtarë pozitivë me koronavirus

17:44, 02/11/2020

Ajax Amsterdam ka njoftuar se 11 lojtarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Klubi holandez iu nënshtrua testeve për Covid-19 para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Midtjylland dhe u shokuan me rezultatet.

Ajax njoftoi se është detyruar të udhëtoj me vetëm 17 lojtarë për ndeshjen kundër danezëve në ditën e nesërme, pasi 11 lojtarë kishin testuar pozitivë.

Skuadra e plotë që do të udhëtojë në Danimarkë: Scherpen, Schuurs, Mazraoui, Blind, Martínez , Tagliafico, Klaiber, Timber, Álvarez, Ekkelenkamp, Neres, Antony, Promes, Traoré, Huntelaar, Brobbey, Jensen

Kujtojmë se Ajax pas dy ndeshjeve të para ka grumbulluar vetëm 1 pikë, duke u mposhtur nga Liverpooli dhe barazuar me Atalantan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco