Francesco Totti është infektuar me koronavirus të hënën, më pak se një muaj pasi i vdiq babai nga kjo pandemi.
Ish-kapiteni legjendar i Romës është duke punuar si skaut për zbulimin e talenteve të reja në futboll që prej largimit nga futbolli aktiv, teksa ka dalë pozitiv në testin e bërë për COVID-19.
Totti thuhet të ketë përjetuar disa simptoma tashmë, si ethe dhe lodhje.
Megjithatë, gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore është e mirë.
Në tetor, Tottit i vdiq babai në moshën 76-vjeçare pas infektimit me Koronavirus.
Ai vuante nga disa sëmundje të tjera shoqëruese, përfshirë diabetin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: