Futbolli i femrave / Shorti dhe kalendari i edicionit 2020-2021

Futbolli i femrave / Shorti dhe kalendari i edicionit 2020-2021

14:07, 02/11/2020

Sot në ambientet e “Air Albania Stadium” u hodh shorti i kampionatit kombëtar të futbollit të femrave për edicionin 2020-2021.

Në shortin e drejtuar nga specialistët e Sektorit të Garave, Eraldi Shera dhe Endi Hyka, ishin të pranishëm përfaqësuesit e klubeve dhe mediat, të cilëve i uruan suksese në këtë edicion të ri që është në prag.

Kampionati i 12-të i futbollit të femrave ka pësuar disa ndryshime këtë edicion duke parë që marrin pjesë për herë të parë në histori skuadrat e Tiranës, Partizanit, Lushnjes dhe Skënderbeu që është rikthyer në garë.

Kampionati është i përbërë nga 12 skuadra dhe do zhvillohet në dy faza, me çdo skuadër që do të luajë 22 ndeshje.

Java e parë do të luhet këtë fundjavë dhe këto janë çiftet:

AAS – Bilisht Sport

Tirana AS – Partizani

Juban Danja – Teuta

Lushnja – Vllaznia

Tirana – Kinostudio

Skënderbeu – Apolonia

Image

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco