Konfirmohen telashet për Interin, në prag të sfidës ndaj Realit të Madridit, e cila është planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e ditës së martë.
Sulmuesi kryesor i zikaltërve, Romelu Lukaku, nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm ndaj madrilenëve të Zinedine Zidane.
Belgu nuk ka udhëtuar drejt Spanjës, për shkak të dëmtimit në kofshën e majtë.
U shpresua te një rikuperim në kohë rekord, por kjo nuk ndodhi.
Ndërkohë një lajm i mirë për Interin, është rikuperimi i Aleksi Sançez, i cili do të jetë në dispozicion të trajnerit Conte.
Një tjetër i rikthyer është edhe mbrojtësi Skriniar, i cili doli negativ në testin e fundit të COVID-19.
Në mungesë të Lukakut, ditën e nesërme të gjitha shpresat do të jenë te një shpërthim i Lautaro Martinez.
Drejtuesit presin shumë nga argjentinasi, i cili ndeshjet e fundit nuk ka qenë në nivelin e pritur.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: