Zbulohet se kush është futbollisti me Koronavirus te Reali i Madridit

Zbulohet se kush është futbollisti me Koronavirus te Reali i Madridit

13:28, 02/11/2020

Shtohen problemet për Zinedine Zidane në prag të supersfidës ndaj Interit, të vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Mësohet se Eder Militao është futbollisti që ka rezultuar pozitiv me Koronavirus te Reali i Madridit.

Protokolli i UEFA-s përcakton se nëse lojtari rezulton negativ në testin e dytë 6 orë përpara ndeshjes, mund të luajë.

UEFA i detyron skuadrat që të kalojnë testin PCR një ditë ose dy përpara çdo ndeshjeje në Champions, por ky lojtar i prekur përhap panik dhe frikë në skuadër për të kuptuar nëse ka të tjerë pozitivë.

Për momentin nuk ka pasur më lojtarë të prekur, por duhet pritur përgjigjja e testeve të UEFA-s për të kuptuar akoma më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco