Juventusi ka rikthyer epërsinë ndaj Spezias, në ndeshjen që po luhet në këto momente, e vlefshme për javën e 6-të Serie A.
Në minutën e 59-të, pas vetëm tre minutave në fushë, Cristiano Ronaldo realizoi golin e avantazhit 2-1 për bardhezinjtë.
CR7 zëvendësoi Paulo Dybalan dhe u rikthye pas më shumë se dy javësh në izolim, për shkak të koronavirusit, pasi kishte rezultuar pozitiv kur ishte i grumbulluar me Portugalinë.
Më pas, për 3-1 realizoi Rabiot në minutën e 67-të.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: