Ditën e sotme u luajtën ndeshjet e turit të parë në Kupën e Shqipërisë. Pas mësimit të emrave që kaluan në turin tjetër të këtij kompeticioni, janë zbuluar edhe çiftet e të gjitha përballjeve për në turin e dytë, aty ku do të kemi edhe përballje mes ekipeve të Superligës.
Në grupin A, spikat përballja Teuta-Kastrioti dhe Bylis-Dinamo, ndërsa Tirana pret në shtëpi Korabin. Ndërkohë që Laçi do të mësojë kundërshtarin pak më vonë, dhe do të jetë njëra nga skuadrat mes Besëlidhjes dhe Egnatias, që shkuan në shtesë.
Në grupin B, do kemi derbin juglindor, mes Skënderbeut dhe Pogradecit, ndërsa përballje mes ekipeve të Superiores do të jetë ndeshja Partizani-Apolonia. Kukësi pasi eliminoi Maliqin në turnin e parë, në turin tjetër do të përballet me fituesin e çiftit Lushnja-Besa, që ka shkuar në shtesë.
* Ndeshjet teke të turit të dytë do të luhen më 12 nëntor;
ÇIFTET
Grupi A
Tirana-Korabi
Laçi-Besëlidhja/ Egnatia
Teuta-Kastrioti
Bylisi-Dinamo
Grupi B
Kukësi-Lushnja/Besa
Skënderbeu-Pogradeci
Partizani-Apolonia
Vllaznia-Elbasani
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: