Nis me një disfatë aventura kineze e ish-lojtarit të Kukësit Vasil Shkurtaj. Bomberi 28-vjeçar debutoi të shtunën në sfidën që skuadra e tij Jiangxi Liansheng luajti ndaj Suzhou sfidë të cilën skuadra e Shkurtajt edhe pse e kryesonte 0-1 u mposht me shifrat 2-1 në fund.
Sulmuesi shqiptar shpreson të fitojë formën e tij më të mirë sa më shpejtë të jetë e mundur në mënyrë që të ndihmojë skuadrën e Jiangxi Liansheng të ruajë mbijetesën në ligën e parë kineze.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: