Ndërron jetë Emin Dushullovci, sekretari i Federatës së Skive të Kosovës

Ndërron jetë Emin Dushullovci, sekretari i Federatës së Skive të Kosovës

13:24, 01/11/2020

Në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë Emin Dushullovci, sekretari teknik i Federatës së Skive të Kosovës.

Lajmin për humbjen e tij e ka bërë Gano Kosumi përmes një shkrimi e fotografie të hedhur në Facebook, shkruan Syri Kosova.

Edhe pas krijimit të kushteve më të mira për sport, Emin Dushullovci para çdo gare të skitarisë ishte ai i cili me ekipin e tij të palodhshëm përgatitnin shtigjet në Bogë, Brezovicë, në Argxhenë të Dragashit, në Prevallë dhe kudo që ishte nevoja.

Puna dhe përkushtimi i tij për sportin e Kosovës gjatë këtyre vitetve është çmua dhe nderua nga komuniteti sportiv në përgjithësi.

Ngushëllime familjes.

Emin Dushullovci tërë jetën ia kushtoi sportit Sot në orët e para të mengjesit morën një lajm të trishtë. Nga jeta në...

Posted by Gani Kosumi on Sunday, 1 November 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco