Përballja interesante në Superligën e Femrave

Përballja interesante në Superligën e Femrave

14:38, 31/10/2020

Në fundjavë do të zhvillohet java e dytë në Superligën e Femrave në basketboll.

Kosovahome Prishtina pasi mundi Trepçën të shtunen, do të përballet me Vëllaznimin, që në xhiron e parë mundi Kastriotin e Ferizajt dhe ky takim shihet si shumë interesant. 

Trepça edhe në xhiron e dytë do ta ketë vështirë, ku do të ndeshet me Bashkimin, që të dielën e kaluar fitoi Superkupën dhe është një nga kanditatët kryesor për titullin e kampionit.

Sfida e fundit e kësaj xhiro është në mes Penzës dhe Kastriotit, dy skuadra që e nisën edicionin me humbje dhe mbetet të shihet se kush do të shënojë fitoren e parë në edicionin e ri.

Superliga e Femrave - Java 2

E shtunë 
16:00 Kosovahome Prishtina - Vëllaznimi

E diel
12:00 Trepça - Bashkimi
17:00 Penza - Kastrioti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco