Ansu Fati: A jam unë Messi i ri? Nuk e mendoj, po bëj ëndrrën time realitet

Ansu Fati: A jam unë Messi i ri? Nuk e mendoj, po bëj ëndrrën time realitet

12:28, 31/10/2020

Sot ai mbush 18 vjeç, e cila mund të quhet mosha më e bukur për një njeri.  Mirëpo, edhe pse në moshë mjaft të re, Ansu Fati ka thyer shumë rekorde.

Ai është, lojtari më i ri në histori që ka shënuar me kombëtaren spanjolle dhe me atë të Barcelonës, në La Liga, në Champions League dhe në “El Clasico”. Në këtë ditët mjaft të veçantë, gazeta italiane “Tutto Sport”, i ka marrë një intervistë të gjatë, talentit të Barcelonës, që garon për çmimin Golden Boy:“ Unë mendoj se kam lindur me një top nën këmbë, eh eh ... prindërit e mi luanin futboll dhe unë, si të gjithë fëmijët, luaja në rrugë me shokët e mi dhe vëllain tim Braima. Më pas hyra në sektorët e të rinjve të klubeve të ndryshme.

Image

Futbolli gjithmonë më ka magjepsur. E gjitha familja ime është e  apasionuar pas futbollit. Babai im Bori dhe nëna ime Maria Lourdes ishin të dy futbollistë në Guinea Bissau, vendi im i lindjes. Dhe vëllai im i madh Braima luajti me mua tek të rinjt e Barçës”, tha Fati përpara se të fliste për krahasimin me Messin: “ Unë nuk mendoj për këto gjëra. Jam përqendruar te stërvitja. Po e bëj ëndrrën time realitet dhe do të punoj që të vazhdoj në këtë drejtim ”, shtoji talenti i katalanasve.

Image

Barcelona e re e Koeman?

"Kohët e fundit kemi filluar të punojmë me të, poremi duke iu përshtatur më së miri ideve dhe stafit të tij, " tha ndër të tjera Fati.

Image

Ansu, në moshën 18 vjeçari ju jeni një nga favoritët për të fituar çmimin “Golden Boy 2020”. Cfarë ndjeni? I emocionuar? I lumtur, pak i shqetësuar apo i qetë?

" Shumë i gëzuar. Në fund të fundit, të jesh i nominuar për një çmim kaq të rëndësishëm është diçka që na entuziazmon të gjithëve. Por më duhet të vazhdoj të punoj çdo ditë në mënyrë që të ndodhin gjëra të bukura si kjo”, përfundoi Fati.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco