Në mbrëmjen e sotme (31 tetor), boksieri shqiptar, Nuri Seferi do ta zhvillojë një prej ndeshjeve më të rëndësishme në karrierë.
Në Sochi të Rusisë, Seferi do të përballet me ish-kampionin rus, Murat Gassijev.43 vjeçari përmes rrjeteve sociale ka falënderuar shqiptarët që kanë dalë ta presin në aeroport, pas mbërritjes në Rusi ditën e djeshme.
Seferi ka 41 fitore, prej tyre 23 me nokaut në karrierën profesioniste. Ka edhe nëntë humbje. Derisa, Gassiev shumë më i ri, 27 vjeç, ka 26 fitore dhe vetëm një humbje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: