Një ndërhyrje ashpër u regjistrua në ndeshjen e Premier League mes Wolves dhe Crystal Palace, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
Në minutën e 85-të, mesfushori serb, Luka Milivojeviç, bën një ndërhyrje të ashpër drejt e në kaviljen e portugezit Joao Moutinho, duke i rrezikuar thyerjen.
Gjyqtar në këtë sfidë ishte Atkinson, i cili fillimisht edhe pse ishte shumë pranë aksionit, nuk sinjalizoi për faull, ndërkohë që pas sinjalizimit nga VAR, ndëshkoi me karton të kuq futbollistin serb.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: