Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Cairo, tashmë është i shtruar në Spitalin San Paolo në Milano në departamentin e sëmundjeve infektive.
Sipas asaj që raportohet nga “Corriere Della Sera” , gjëndja e tij është mjaft e mirë, por i duhet të qëndrojë në spital nën kujdesin e mjekëve. Kairo është presidenti i dytë i një klubi të Serie A që rezulton pozitiv me koronavirus, pas De Laurentiis muajin e kaluar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: