FFK-ja, ka përkrahur klubet gjatë pandemisë, mohon të pavërtetat

FFK-ja, ka përkrahur klubet gjatë pandemisë, mohon të pavërtetat

13:37, 30/10/2020

Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin lidhur me pohimet e pavërteta të disa drejtuesve të klubeve në media për kinse mos përkrahje financiare nga ana e federatës gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

FFK është e vetëdijshme se kjo pandemi ka shkaktuar krizë të thellë në ekonominë globale dhe natyrshëm kjo ka prekur edhe ekonominë e vendit, e më këtë edhe ata që janë investitorë në klubet tona.

Pikërisht për këtë arsye, FFK që nga fillimi i pandemisë u ka dalë në mbështetje klubeve me fondet e saj që i ka akumuluar nga sponsorët dhe të hyrat tjera, me qëllim që t’u lehtësohet zhvillimi i aktiviteteve.

Një praktikë të tillë të përkrahjes FFK e ka vazhduar edhe në edicionin e ri të garave, ku në fillim të shtatorit klubet janë ndihmuar me mjete financiare. Prandaj, drejtuesit e klubeve duhet të jenë të kujdesshëm për atë çfarë deklarojnë në media dhe të mos e ‘ushqejnë’ opinionin me dezinformata.

Njëherësh, të gjithë duhet ta kenë të qartë se Federata nuk mund t’ua mbulojë klubeve pagat e stafeve, por thjesht do të jetë e gatshme përherë të ndihmojë me aq mjete sa ka mundësi dhe për aq kohë sa nuk i rrezikohen projektet e saj.

Po ashtu, rikujtojmë se klubet nuk paguajnë as koutizim, as gjyqtarët dhe nuk kanë asnjë shpenzim tjetër ndaj federatës, përveç dënimeve që mund t’u shqiptohen për shkelje eventuale gjatë ecurisë së garave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco