Van Dijk kryen me sukses operacionin në gju, humb sezonin!

Van Dijk kryen me sukses operacionin në gju, humb sezonin!

12:56, 30/10/2020

Virgil van Dijk ka kryer me sukses operacionin.

Mbrojtësi i Liverpoolit i është nënshtruar një ndërhyrje për të rikuperuar ligamentet e gjurit, të cilën e dëmtoi në derbin kundër Evertonit.

Sipas njoftimit të Liverpool, operimi i zhvilluar në Londër, ka përfunduar me sukses ndërsa tashmë futbollisti fillon rehabilitimin e tij mjekësor.

Asnjë afat kohor nuk është vendosur për kthimin e holandezit por mediat raportojnë se ai pritet të humbë gjithë sezonin me "Reds-at". Virgil van Dijk do të jetë në dispozicion të Holandës në Kampionatin Europian 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco