Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe ka shënuar një gol të bukur në fitoren e ekipit të tij ndaj Dundalk.
Arsenali ka mposhtur me rezultatin 3-0 skuadrën irlandeze në duelin e zhvilluar në “Emirates” për raundin e dytë në Europa League.
Golat në këtë ndeshje për ekipin e Mikel Artetas u shënuan nga Edëard Nketiah (41’), Joseph Ëillock (44’) dhe Nicolas Pepe (46’).
Megjithatë, goli i tretë i shënuar nga Pepe ishte thjeshtë fantastik. Sulmuesi i talentuar nga Bregu i Fildishtë bëri një lëvizje “magjike” për të shënuar supergol nga rreth 16 metra.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: