U mbajt Turneu i tetë Memorial i shahut “ MUSTAFË IBRAHIMI”

U mbajt Turneu i tetë Memorial i shahut “ MUSTAFË IBRAHIMI”

15:01, 29/10/2020

Për të përkujtuar dhe nderuar figurën e patriotit dhe veprimtarit për çështjen kombëtare, njeriun e arsimit, ekonomistin, ish të burgosurin politik, së fundi edhe punëtorin e vyeshëm NLB Banka Mustafë Ibrahimin, u mbajt Turneu i tetë Memorial, tani tradicional Përkujtimor “Mustafë Ibrahimi " nën Organizimin NLB Banka.

Ky turne u organizua në ambientet e Sallës së Federatës së Shahut të Kosovës. Pjesmarrësit dhe gjithë të pranishmit që ishin në numër, u përshëndetën nga familjarët dhe nga përfaqësuesit e NLB Banka.

Ata thanë dhe sikur e ndjejnë se janë familjarizuar me shahistët dhe organizatorët. Shahistët, shpalosen vlerat e tyre sportive, por krahas saj edhe virtytet e tyre humane e njerëzore edhe në këto kohë te liga që ka kapluar boten pandemia globale Covid 19, duke respektuar dhe nderuar emrin e Mustafë Ibrahimit

Garat u zhvilluan sipas sistemit (13 xhiro, 3min+2sec sipas rregullave të FIDE).

Rezultatet

Vendi i parë, Nderim Saraçi

Vendi i Dytë, Endrit Uruçi

Vendi i Tretë, Muhamet Asllani

Vendi i Katërtë, Gani Hamiti

Vendi i Pestë, Sulejman Suljeviç

Vendi i Gjashtë, Eldit Saiti

Punëtori më i mirë NLB Banka u shperbly Shemsedin Sherifi

Për më të mirët u shpërndanë Kupa, Medalje, Premi, Diploma e Shpërblime

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco