Zidane flet para ‘El Clasicos’: Ta lëmë pas zhgënjimin

Zidane flet para ‘El Clasicos’: Ta lëmë pas zhgënjimin

17:50, 23/10/2020

Zinedine Zidane u ka kërkuar lojtarëve të tij të harrojnë se çfarë ka ndodhur në ndeshjet e fundit, dhe të luajnë për fitore në ‘El Clasico’.

Real Madrid vjen në përballjen ndaj Barcelonës pas dy humbjeve respektivisht nga Cadiz në La Liga dhe Shakhtar në Ligën e Kampionëve.

“Duhet të harrojmë çfarë ka ndodhur. Ne kemi El Clasicon për të marrë më të mirën e vetes”, ka deklaruar Zidane.

“Nuk po vijmë si viktima në El Clasico pasi çdo ndeshje ka historinë e saj. Unë kam qenë gjithmonë kritik ndaj vetes. Unë gjithmonë do jem pas lojtarëve të mi në fitore, humbje, deri në vdekje”, tha Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco