Dermaku: Jam frymëzuar nga Bruno Alves, niveli në Serie B është rritur

Dermaku: Jam frymëzuar nga Bruno Alves, niveli në Serie B është rritur

17:56, 23/10/2020

Kastriot Dermaku e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Lecce. Mbrojtësi kombëtares shqiptare shënoi gol në debutimin me skuadrën italiane. Vetëm pak ditë pasi u shfaq në stërvitje me këtë klub për herë të parë, Dermaku zbriti në fushën e lojës dhe la shenjë me golin e tij në barazimin 2-2 ndaj Cremonese-s.

Klubi nuk kishte pasur kohë të prezantonte lojtarin dhe e ka bërë sot, në konferencën për shtyp, duke i dhënë mundësinë Dermakut të tregonte të gjitha emocionet e tij pas paraqitjes së parë me ekipin e ri

“Për ta mbyllur si duhej ndeshjen e parë me Lecce-n, mungoi vetëm fitorja. Detyra ime nuk është të shënoj, por kam bërë shumë gola, të fundit me Kombëtaren e Shqipërisë kundër Islandës, Gjithsesi, si të gjithë të tjerët, të shënosh gol të dhuron emocione unike, për mua ishte shumë e bukur që të shënoja gola menjëherë me fanellën verdhekuqe.

Image

Për mua ishte e thjeshtë që t’i thosha “po” Lecces. Për më tepër, kur dikush nuk ka garanci aty ku gjendet, siç isha unë  te Parma, fillon e sheh vërdallë. Pastaj erdhi drejtori Corvino dhe unë nuk u mendova dy herë që t’i them “po”.

Karriera? Nuk kam pengje të mëdha, di që kam bërë procesin e duhur të rritjes. Kam qene edhe më pare në klube të nivelit të lartë si Sasuolo dhe Empoli, por nuk ishte momenti i duhur për mua, Serinë B apo A e kam dituar me rezultate, me rritjen në fushën e lojës dhe kjo më ka ndihmuar shumë.

Nga kush inspiroheni? Bruno Alves ishte një pikë referimi e shkëlqyeshme për mua. Përveç se ishte një lojtar i shkëlqyeshëm, ai më mësoi shumë se si duhet të vepronte një profesionist jashtë fushës. Ai është 38 vjeç dhe luan ende në nivele të larta.

Seria B? Është rritur shumë, do jetë e vështirë të ngjitemi në Serie-A.

Tifozët? Lecce është një nga ekipet më të penalizuara. Mungesa e tifozëve na penalizon shumë, pasi të gjithë e dinë se si mbushen sheshet e qytetit”, tha ndër të tjera Dermaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco