Real Madridi kryeson renditjen historike të klubeve, e ndjek Bayern Munchen

Real Madridi kryeson renditjen historike të klubeve, e ndjek Bayern Munchen

15:50, 23/10/2020

Reali i Madridit vazhdon të kryesojë klasifikimin e klubeve më të mira të UEFA-s, shkëputur nga vendi i dytë, Bayern Mynchen.

Pavarësisht humbjes me Shaktarin, 13 herë fituesit e Kupës së Kampioneve/ Ligës së Kampioneve kanë grumbulluar 600 pikë në total pas 439 ndeshjeve.

Kampionët në fuqi të Bayernit (6 tituj), pas 352 ndeshjeve kanë 484 pikë.

Podiumin e plotëson Barcelona (5 herë fituesit e këtij trofeu) me 449 pikë pas 319 ndeshjesh.

Një shkallë më poshtë renditet Manchester United, me vetëm 23 pikë më shumë sesa Juventusi i vendit të pestë.

Për “Zonjën” pikët e fituara në Kiev e dërguan në 351 totalin pas 279 ndeshjeve.

Edhe pse Milani i mungon elitës së futbollit europian prej shumë vitesh, 7 herë fituesit e trofeut renditen pas rivalëve italianë me 314 pikë në 249 ndeshje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco