Bardhekaltrit përballë kuqezinjëve

Bardhekaltrit përballë kuqezinjëve

16:14, 20/10/2020

Sfida e dytë çerekfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. 
Bardhekaltrit në Superkupë do të luajnë vetëm me basketbollistë vendorë, me shpresë se do të paraqiten sa më mirë në këtë garë shumë të rëndësishme. 

Prishtina është skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës, ndërkohë Vëllaznimi edicionin e kaluar ishte shpallur kampion i Ligës së Parë dhe është inkuadruar në elitën e basketbollit të Kosovës.

Basketbollisti i talentuar i Prishtinës, Meriton Ismaili ka thënë se janë 100 % të gatshëm për Superkupë. “Këtë edicion ja kemi filluar me të gjithë lojtarët vendorë dhe kemi filluar përgatitjet me intensitet shumë të lartë. Për Superkupë jemi 100 % të gatshëm dhe do të japim maksimumin tonë. Shpresojmë se do të kemi paraqitje sa më të mirë si në Superkupë, po ashtu edhe në Superligën e Kosovës në basketboll”, deklaroi Ismaili për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndërkohë, Driton Rraci i Vëllaznimit theksoi se janë duke u komponuar sa më mirë për këtë garë. “Kemi filluar përgatitjet para dy javësh me trajnerin e ri dhe me një pjesë të përforcimeve, kurse në ditët në vijim pritet të na bashkangjiten edhe lojtarët tjerë e të komponohemi sa më mirë. Shpresojmë në paraqitje pozitive”, theksoi Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.

Fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e sfidës Rahoveci-Trepça. 

Orari
Gjakovë, 21 tetor
17:00 Rahoveci - Trepça
19:30 Sigal Prishtina - Vëllaznimi 
Prizren, 22 tetor
17:00 Golden Eagle Ylli - Ponte Prizreni
19:30 Peja - Bashkimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco