Idrizi: Shpresoja që shishja e ujit ta zinte në kokë ministrin grek

Idrizi: Shpresoja që shishja e ujit ta zinte në kokë ministrin grek

13:34, 20/10/2020

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për gjestin e tij ditën e sotme ku tentoi që të sulmojë me shishe uji eskortën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias. Idrizi thotë se shpresonte që ajo shishe ta kapte në kokë Dendiasin.

Më tej ai reflekton për këtë akt duke theksuar se ishte akt emocional dhe duhet të kërkojë ndjesë, por ajo është më e pakta që mund të bënte në mënyrën se si po sillet policia shqiptare dhe vetë Greqia.

”Sa herë duan për mitingjet e tyre, asambletë e tyre të lejohen, në këtë raste jo.  Ishte veprim emocional, padyshim, në kushte normale nuk duhet ta kisha bërë.

Po ju them në emër të shqiptarëve të Çamërisë, nga mënyra si po sillet Greqia, shishja e ujit ishte gjëja më e paktë.

Kjo është një çështje për gjithë shqiptarët. Ta zinte në kokë ministrin ajo shishja e ujit, mbase do freskohej një çikë meqë është dhe vapë”- tha Idrizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco