Covid-19 prek edhe Kombëtaren, infektohet sulmuesi

Covid-19 prek edhe Kombëtaren, infektohet sulmuesi

22:30, 19/10/2020

Myrto Uzuni humb supersfidën e “Camp Nou” përballë Barcelonës për shkak të Covid-19.

Siç raporton klubi hungarez i Ferencvaros, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka rezultuar pozitiv në testin e fundit.

Për këtë arsye ai nuk ka fluturar me skuadrën drejt Barcelonës, duke humbur një mundësi të artë për të treguar veten në një prej “teatrove” të futbollit ndërkombëtar.

Barcelona-Ferencvaros, e vlefshme për Grupin G të Champions League, luhet nesër në ora 21:00.

Ndërkohë, Uzuni ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare në dy ndeshjet e fundit kundër Kazakistanit dhe Lituanisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco