‘Besoj se do t’ia dalim në derbi’, Hernandez: Objektivi? Do të lyej flokët kuqezi nëse...

‘Besoj se do t’ia dalim në derbi’, Hernandez: Objektivi? Do të lyej flokët kuqezi nëse...

12:05, 10/10/2020

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për shumë tema, nga objektivi sezonal i kuqezinjve e deri te derbi ndaj Interit.

Derbi – Tani jemi një Milan tjetër dhe mund t’ia dalim. Ndihemi më të fortë dhe në fakt jemi më të fortë. E dimë që nuk është një ndeshje dosido, por jemi më të qetë dhe më të bindur në forcat tona. Duhet të vrapojmë, të luftojmë dhe të bëjmë gjithçka për të fituar. Besoj se do t’ia dalim

Ibra – Që kur ka ardhur ai, ka ndryshuar gjithçka brenda dhomave të zhveshjes, por edhe në fushë. Na ndihmon, na flet, na mbështet të gjithëve, një për një. Sillet si një lider i vërtetë.

Pioli – Me të gjërat kanë qenë të qarta, pasi që në fillim na tha çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet ta bëjmë. Erdhi te Milani në një moment të vështirë, kur nuk po fitonim dhe tifozëria ishte e pakënaqur. Jemi rritur shumë me të, si në aspektin personal, ashtu edhe atë ekipor. Kur po flitej se do largohej, nuk po e kuptoja pse, pasi po bënte shumë mirë. Tani më vjen mirë që u konfirmua dhe po vazhdojmë punën e nisur së bashku.

Objektivi sezonal – Jam i lumtur dhe jam këtu për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve me Milanin. Ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme mes nesh dhe trajnerit, ndaj e dimë që do të jetë e vështirë, por mund t’ia dalim. Nëse sigurojmë rikthimin në Champions, do të lyej flokët kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco