Krasniqi kërkon përmbushjen e ëndrrës së madhe, lufton për titull bote për të tretën herë

Krasniqi kërkon përmbushjen e ëndrrës së madhe, lufton për titull bote për të tretën herë

11:52, 10/10/2020

Në vitin 2013 kundër Nathan Cleverly dhe në vitin 2015 kundër Jurgen Brahmer, Robin Krasniqi tashmë ka bërë dy herë përpjekje për një titull kampion bote, dy herë ka mbetur i pa kurorëzuar.

Pavarësisht kësaj, ai nuk u dorëzua asnjëherë, dhe sonte do të ketë përpjekjen e tretë për të marrë rripin e shumëkërkuar.

Për ëndrrën e madhe, ai duhet të mposht kampionin e përkohshëm të botës në IBO dhe WBA, Dominic Bosel.

Triumfi në këtë meç, do të ishte një përmbushje e një ëndrre të madhe dhe kulmi i një udhëtimi të gjatë dhe plot ngjarje për boksierin nga Juniku.

Ndeshja mes Krasniqit dhe Bosel zhvillohet me fillim nga ora 23:15.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco