Futbollisti i kombëtares portugeze rezulton pozitiv me Covid-19

Futbollisti i kombëtares portugeze rezulton pozitiv me Covid-19

17:06, 09/10/2020

Futbollisti i Lyon dhe kombëtares portugeze Anthony Lopez ka rezultuar pozitiv në testet e kryera për Covid-19.

Lajmin e ka dhënë federata portugeze e futbollit, me anë të një deklarate për shtyp, ku njoftoi se portieri 30 vjeçar është larguar nga grumbullimi me kombëtaren.

Lopez nuk do të jetë prezent në ndeshjen ndaj Francës dhe Suedisë  për Ligën e Kombeve dhe në vend të tij do të jetë Bruno Varela.  Portieri i kombëtares portugeze është asimptomatik dhe ndodhet i izoluar në shtëpi.

Për fat të mirë asnjë futbollist tjetër nuk ka rezultuar pozitv në testet e kryera për Covid-19.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco