Koeman gjen skemën perfekte te Barcelona

Koeman gjen skemën perfekte te Barcelona

15:08, 09/10/2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, foli për aktualitetin e skuadrës “blaugrana” në “Barça TV”.

Holandezi u shfaq i kënaqur me përgatitjet, ndonëse e ka pranuar se drejtuesit nuk e kënaqën plotësisht sa u përket ndërhyrjeve në merkato.

“Jemi të vetëdijshëm për atë që po vjen. Pauza na jep kohë për t’u përgatitur për ndeshjet e ardhshme me Getafen, në Champions League dhe sfida me Real Madridin. Do të kemi kalendar të ngjeshur deri në pauzën tjetër, në nëntor”.

Niveli mbrojtës: “Jemi përmirësuar në këtë aspekt. Mendoj se mbrojtja fillon në krye, me sulmuesit. Nëse ata i bëjnë presionin e duhur kundërshtarit, mbrojtja jonë nuk do të ketë kaq shumë probleme. Është çështje e të gjithë ekipit”.

Ansu Fati: “Po flasim për një lojtar i cili është 17 vjeç. Ai ka luajtur në tri ndeshje radhazi në nivelin më të lartë dhe kjo do të thotë se është shumë i mirë. Ai është talent. Duhet të mësojë shumë gjëra të tjera. Jemi këtu për ta ndihmuar. Mendoj se nuk ka asnjë lojtar në botë në moshën e tij që është tashmë në ekipin e të rriturve”.

Tabloja taktike: “Si çdo trajner, kam preferencat e mia. Mendoj se 4-2-3-1 është sistemi më i mirë. Them se është perfekt për këtë ekip”.

Objektivi. “Qëllimi është të fitojmë çdo ndeshje. Nuk është e lehtë. Getafe është një ekip i vështirë, kohët e fundit se po bën maksimumin. Vitin e kaluar ata eliminuan Ajaxin, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Shpresoj që lojtarët, të cilët janë me përfaqësueset e tyre, të kthehen pa probleme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco