Policia nuk jep leje për protestë te Kryeministria, Liga Profesioniste përgatitet për hapin tjetër

Policia nuk jep leje për protestë te Kryeministria, Liga Profesioniste përgatitet për hapin tjetër

14:43, 09/10/2020

Protesta e planifikuar për ditën e nesërme e Ligës Profesioniste para Kryeministrisë nuk do të zhvillohet.

Sipas “Panorama Sport”, Policia nuk u ka dhënë leje klubeve të Kategorisë Superiore për të demonstruar pakënaqësinë ndaj refuzimit të qeverisë për plotësimin e 4 kërkesave primare të ndryshimeve ligjore për ekonominë e sportit shqiptar.

Në këtë situatë, Liga Profesioniste do të mblidhet ditën e hënë për të përcaktuar hapin e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco