Batuta interesante e mesfushorit të Juventusit: Pirlos edhe sot nuk ja merr dot topin

Batuta interesante e mesfushorit të Juventusit: Pirlos edhe sot nuk ja merr dot topin

14:30, 09/10/2020

Weston McKennie është pa dyshim një blerje e goditur e Juventusit për mesin e fushës.

Mesfushori amerikan i ka treguar menjëherë cilësitë e tij te “Zonja e Vjetër”, ku nën drejtimin e Pirlos ka çfarë të mësojë për rolin që ka në fushë.

Në një intervistë për “ESPN’, ai zbuloi se 41-vjeçari i stolit të Juves vazhdon të tregojë aftësi të jashtëzakonshme kur bëhet pjesë aktive e stërvitjes.

“Kam kaluar mirë deri tani. Pirlo ishte një nga më të mirët në pozicionin e tij. Në fakt, luante në pozicionin tim, ndaj e dija që do të mësoja shumë prej tij, duke e pasur trajner. Ai luan me ne ndonjëherë dhe është kaq elegant. Nuk mund ta marrësh topin prej këmbëve të tij. Ai e njeh më mirë se askush rolin e mesfushorit, kështu që ta kesh trajner është shumë e bukur”, thotë McKennie.

Më tej 22-vjeçari shtoi: “Juventusi është një nivel tjetër. Pa dyshim që kisha ndrojtje kur hyra në dhomën e zhveshjes, duke parë lojtarët me të cilët ke luajtur në ‘play station’. Mendova me vete: oh, Zoti im! Unë mund të mësoj shumë nga këta njerëz. Nuk ishte sekret se kisha qëllim të kaloja në Premier League, por kur të kërkon një ekip si Juventusi, me kalibrin e lojtarëve që ka, stafin trajnues, duke dëgjuar se Pirlo do të jetë trajneri i ri, kjo e bëri kalimin në Serie A gjithnjë e më tërheqëse”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco