Fabio Capello rendit favoritët për titullin kampion të Serie A

Fabio Capello rendit favoritët për titullin kampion të Serie A

14:10, 09/10/2020

293 ndeshje si trajner i Milanit, 105 ndeshje si trajner i Juventusit, 241 ndeshje si trajner i Romës; kampion me të tria skuadrat, edhe pse titujt me Juventusin iu hoqën për çështjen “Calciopoli”.

Lidhja që Fabio Capello ka me tri klubet në fjalë nuk e ka prekur mendimin e tij objektiv sa i përket skuadrës favorite për titullin kampion.

Për ish-trajnerin edhe të Realit të Madridit, Anglisë e Rusisë, favoriti për të triumfuar këtë sezon në Serinë A është Interi’

“Interi ia ka dalë të mbajë lojtarët më të mirë, Conte ka dy formacione në dispozicion, i ka rolet e dubluara. Mendoj se Interi është më pranë titullit se çdo skuadër tjetër”, thekson Capello.

74-vjeçari analizoi edhe Juventusin e Pirlos, teksa dha një opinion të shkurtër edhe për Atalantën, Napolin, Milanin e Romën.

“Juventusi po kërkon të rinojë skuadrën. Kulusevski, Chiesa, McKennie janë të gjithë lojtarë të rinj, pra mendoj se është një kantier ndërtimi. Atalanta është një rrezik për Interin e Juven, po ashtu si Napoli. Më pas shoh Romën e Milanin si kandidatë për trofeun”, deklaroi tekniku italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco