Alarm tek Interi, konfirmohet futbollisti i pestë me Koronavirus

Alarm tek Interi, konfirmohet futbollisti i pestë me Koronavirus

13:38, 09/10/2020

Alarm i kuq në shtëpinë e Interit para derbin me Milanin.

Numri i të infektuarve me Koronavirus rrezikon të rritet më shumë.

Pas pozitivitetit të Alessandro Bastonit dhe Milan Skriniarit, rezultuan të infektuar edhe Radja Nainggolan dhe Roberto Gagliardini, që u kthyen në Pinetina pasi u larguan nga përfaqësueset respektive.

Klubi i Interit ka njoftuar zyrtarisht për një të infektuar të pestë në kampin zikaltër.

Bëhet fjalë për portierin e dytë, rumunin e datëlindjes 1997, Ionut Radu.

Image

Ankthi tek Interi rritet, gjithashtu në funksion të derbit kundër Milanit, që shënon rinisjen e kampionatit për zikaltrit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco