Ishte grumbulluar me Italinë, futbollisti i Milanit rezulton me COVID-19

Ishte grumbulluar me Italinë, futbollisti i Milanit rezulton me COVID-19

12:02, 09/10/2020

Anulohet sfida e 21-vjeçarëve të Italisë me bashkëmoshatarët e Islandës për kualifikueset e Europianit.

Dy lojtarë (sipas informacioneve janë Gabbia i Milanit dhe Plizzari i Regginas) dhe një anëtar i stafit të Italisë U-21, që ndodhet aktualisht në Reykjavik, u testuan pozitivë me COVID-19, pasi iu morën tamponët sapo mbërritën aeroportin e kryeqytetit islandez. Rezultatet dolën të enjten në mbrëmje.

Njoftimi i bë nga Federata Italiane (FIGC), e cila vlerësoi të gjitha masat që duhen marrë në bashkëpunim me UEFA-n dhe autoritetet lokale të shëndetit.

Ndeshja nuk do të luhet, ndërsa lojtarët që rezultuan pozitivë nuk mund të kthehen në Itali për shkak të problemeve logjistike.

Nga tre anëtarët që rezultuan pozitivë me Koronavirus tek Italia U-21, një lojtar është simptomatik dhe monitorohet vazhdimisht nga stafi mjekësor i ekipit.

Dy të tjerët, me ngarkesë të ulët virale, kanë kryer tashmë tamponin e dytë për një verifikim të mëtejshëm të pozitivitetit të tyre.

I gjithë delegacioni, që mbërriti dje në Islandë, ishte negativ pas tre tamponëve të kryer në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco