FOTO/ Ish-shoku i skuadrës së Ansi Agollit përfshihet në luftën Azerbajxhan-Armeni

FOTO/ Ish-shoku i skuadrës së Ansi Agollit përfshihet në luftën Azerbajxhan-Armeni

11:40, 09/10/2020

Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka përfshirë dhe sportistë nga të dyja vendet.

Së fundmi, futbollisti më i njohur në shtetin azer, Rashad Sadigov, është regjistruar në ushtri për të ndihmuar vendin e tij në luftën ndaj fqinjëve armenë për territorin e Nagorno-Karabakut.

Trajneri i ekipit azer, Zira, i është përgjigjur thirrjes së vendit të tij për të dalë në frontin e luftës kundër forcave ushtarake armene.

Fotoja e tij me uniformë ushtarake është shpërndarë nga ish-kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli, i cili ka qenë shok skuadre me Sadigovin për shumë vite te Karabaku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco