Sulmuesi i Kazakistanit: Shqipëria është skuadra më e fortë e grupit

Sulmuesi i Kazakistanit: Shqipëria është skuadra më e fortë e grupit

10:35, 09/10/2020

Futbollistët e Kazakistanit e shohin Shqipërinë si ekipin për t’u mundur në grupin e Ligës së Kombeve, por jo si të pakalueshëm.

Këtë e shpreh qartësisht në fjalët e tij sulmuesi kryesor i skuadrës, Aleksei Shçetkin.

“Jemi gati për këto ndeshje, kemi luajtur dy sfida më parë, e ndjejmë se mund të mposhtim këdo. E dimë që duhet të fitojmë, na duhet të fitojmë të dy ndeshjet. Ka kaluar shumë kohë që nga periudha kur ishim në karantinë, të gjithë po stërvitemi dhe mendoj se jemi në formë të mirë.

Shqipëria është skuadra më e fortë në grup, ne po përgatitemi për të. Nuk po mendojmë ende për ndeshjen ndaj Bjellorusisë, do të luajmë kundër Shqipërisë dhe pastaj të shohim”, tha Shçetkin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco