Argjentina fiton me ‘shkelma’ me Ekuadorin , ja si justifikohet Messi

Argjentina fiton me ‘shkelma’ me Ekuadorin , ja si justifikohet Messi

09:19, 09/10/2020

Argjentina filloi me fitore për në kualifikimin për në Kupën e Botës në Katar në 2022.

Një fitore shumë e ngushtë kundër Ekuadorit 1-0 dhe është e panevojshme të thuash se Lionel Messi shënoi.

Ishte  penallti nga ‘Pleshti’  që lejoi që skuadra e Argjentinëstë triumfojë në një garë mjaft të komplikuar.

Në fund të ndeshjes vetë Messi komentoi për sfidën por edhe për ndjenjat e tij shumë personale pas shumë ngjarjeve që përfshinë atë.

‘Ka qënë një vit shumë i vështirë për shkak të gjithçkaje që po përjetojmë tani’ u shpreh Messi duke i’u referuar pandemisë COVID-19 dhe më gjërë.

'Mundësia për të luajtur përsëri për ekipin kombëtar dhe për t’i dhënë njerëzve gëzimin e fitores më lejon të relaksohem dhe gjej qetësi shpirtëroe. Unë dua t’u dërgoj shumë forcë tek të gjithë argjentinasit’ komentoi ‘Pleshti’ i cili më pasë shtoi:

'Ne e dinimin se fitorja ishte e rëndësishme për një fillim të mirë. Ndeshjet në këtë nivel mund të jenë të vështira dhe mbase kishte një farë ankthi në fillim por e rëndësishmja është se kemi fituar’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco