Finalet e Ligës së Kombeve, shtetet që shpresojnë kualifikimin në Europian

Finalet e Ligës së Kombeve, shtetet që shpresojnë kualifikimin në Europian

08:39, 09/10/2020

U përcaktuan mbrëmjen e djeshme 8 skuadrat që do të luftojnë me njëra-tjetrën për të siguruar një biletë nga Liga e Kombeve për në Europianin që do të luhet në vitin 2021.

Janë 4 finale që do të luhen në muajin nëntor, të cilat do të jenë me një takim, ashtu si dhe gjysmëfinalet. 

Vlen të theksohet fakti se plot 4 sfida përfunduan në barazim dhe u zgjidhën në kohën shtesë dhe nga pika e bardhë e penalltisë.

Rezultatet

Bullgari-Hungari 1-3

Islandë-Rumani 2-1

Bosnjë Hercegovinë-Irlandë e Veriut 1-1 (3-4 Penalltitë)

Sllovaki-Irlandë 0-0 (4-2 P)

Norvegji-Serbi 1-2 (pas kohëve shtesë)

Skoci-Izrael 0-0 (5-3 Penalltitë)

Gjeorgji-Bjellorusi 1-0

Maqedonia e Veriut-Kosovë 2-1

Finalet

Hungari-Islandë (Finalja e Ligës A)

Irlandë e Veriut-Sllovaki (Finalja e Ligës B)

Serbi-Skoci (Finalja e Ligës C)

Gjeorgji-Maqedonia e Veriut (Finalja e Ligës D)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco