Nis 'finalja' mes Maqedonisë dhe Kosovës

Nis 'finalja' mes Maqedonisë dhe Kosovës

20:41, 08/10/2020

Ka startuar sfida mes Kosovës dhe Maqedonisë që po zhvillohet në stadiumin “Tose Proeski Arena”.

Kosova po kërkon të shkruajë historinë duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në vitin 2021, i shtyrë shkaku i pandemisë.

Sido që të jetë, për ta arritur këtë, djelmoshat e Kombëtares së Kosovës duhet fillimisht ta mposhtin Maqedoninë e Veriut për t’u kualifikuar në finale të play-off, ku do të gjejnë Gjeorgjinë, që e mundi 1-0 Bjellorusinë në gjysmëfinale.

Në formacionin e Maqedonisë, startojnë pesë futbollistë shqiptarë; Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Visar Musliu dhe Egzon Bejtulai.

Në anën tjetër, Kosova do të jetë me disa mungesa të mëdha, veçuar Amir Rrahmanin, Hekuran Kryeziun, Atdhe Muriqin dhe Milot Rashicën,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco