Paul Pogba ëndërron të luaj për Real Madrid

Paul Pogba ëndërron të luaj për Real Madrid

19:17, 08/10/2020

"Të gjithë do të donin të luanin për Real Madrid. Sigurisht që do të ishte një ëndërr", tha Paul Pogba , mesfushori i Manchester United, i cili foli në konferencën për shtyp direkt nga grumbullimi i kombëtares së Francës. "Një ditë do të doja të luaja për ta, por tani për tani unë jam një lojtar i Manchester United dhe e dua klubin tim. Unë do të bëj çmos për ta rikthyer United atje ku e meriton."

Rinovimi me Manchester United?

"Është folur shumë, por unë preferoj të përqendrohem te topi. Nuk kam biseduar ende me Ed Ëoodëard. Së shpejti do të vijë koha kur ai do të vijë të flasë me mua dhe ndoshta të më ofrojë diçka. Tani për tani nuk ka asgjë, nuk mund të flas për diçka që nuk e di ", përfundoi Pogba.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco