VIDEO/ Kosova me shumë mungesa, por UEFA paralajmëron Maqedoninë e Veriut

VIDEO/ Kosova me shumë mungesa, por UEFA paralajmëron Maqedoninë e Veriut

19:10, 08/10/2020

UEFA ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut të ketë kujdes Kosovën, pasi është një kundërshtar shumë i rrezikshëm. Së fundmi instucioni më i lartë i futbollit evropian ka publikuar supergolin e Arbër Zenelit në ‘Fadil Vokrri’.

Kosova do të kërkojë ta kalojë pengesën e parafundit, në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen historike në Kampionatin Europian.

Fatkeqësisht, për shkak dëmtimesh por edhe situatës me COVID-19, Kosova do të jetë pa portierin Samir Ujkani, kapitenin Amir Rrahmani, mesfushorët Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Besar Halimi, si dhe sulmuesit kryesorë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco