Juventus - Napoli, shtyhet sërish vendimi

Juventus - Napoli, shtyhet sërish vendimi

18:42, 08/10/2020

Fillimisht u tha se vendimi për ndeshjen Juventus-Napoli, do të merrej sot, ndërkohë që “Sky Sport Italia” raporton se ky vendim është shtyrë për javën e ardhshme. Kjo për shkak se gjyqtari sportiv Mastrandrea ka pretenduar se duhen edhe disa ditë për të studiuar me detaje këtë çështje dhe për të marrë një vendim sa më të drejtë.

Kujtojmë që skuadra e Xhenaro Gatuzos, nuk udhëtoi drejt Torinos, për ndeshjen e kampionatit, për shkak të disa rasteve pozitive me COVID-19.

Bardhezinjtë kërkojnë fitoren në tavolinë ndërkohë që nga ana tjetër napolitanët shpresojnë që ky takim të luhet në një datë tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco