Foto e rrallë/ Medin Zhega dhe Arben Minga, dy ikonat e sulmit shqiptar

Foto e rrallë/ Medin Zhega dhe Arben Minga, dy ikonat e sulmit shqiptar

17:36, 08/10/2020

Një foto që publikohet për herë të parë dhe në të cilën janë sëbashku dy prej emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit shqiptar, Medin Zhega dhe Arben Minga.

Dy sulmues kalibri të cilët i kanë bërë nder klubeve me të cilët kanë luajtur por edhe kombëtares shqiptare për shume vite me rradhë.

Medin Zhega njihet nga të gjithë për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për Vllazninë por edhe Dinamon, në fitimin e shume trofeve dhe ka qenë një nga sulmuesit më të spikatur të kampionatit shqiptar në vitet ’60- ’70.

Nga ana tjetër, Arben Minga ka qene emblema e Tiranës në vitet ’80 teksa me lojën dhe golat e shumtë që ka shënuar, ka qenë pikë referimi e bardhebluve.

Për fatin e keq të tyrin dhe familjarëve në rradhë të parë, por edhe të futbollit shqiptar, të dy ata janë ndarë nga jeta shume herët duke mos patur mundësinë t’i kemi mes nesh. /Shkodra-Sport/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco