S’ka dënime për Neymarin apo Gonzalezin për akuzat rreth racizmit

S’ka dënime për Neymarin apo Gonzalezin për akuzat rreth racizmit

09:51, 01/10/2020

Nuk do të përballen me dënime të reja ylli i PSG-së, Neymar, dhe ai i Marseille, Alvaro Gonzalez.

Neymari e ka akuzuar Gonzalezin për racizëm, pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në humbjen e PSG-së ndaj Marseilles në fillim të muajit.

Në atë takim pesë lojtarë ishin përjashtuar me të kuq, pas një përplasje të lojtarëve në fushë, ndeshje të cilën e fitoi Marseille me rezultat prej 1 me 0.

E gjithashtu edhe Neymari ishte akuzuar të kishte bërë ofendime raciste ndaj Hiroko Sakait të Marseillet.

Neymari tashmë është suspenduar për dy ndeshje, kurse hetimet për racizëm kanë konfirmuar se nuk ka pasur dëshmi që një gjë e tillë të ketë ndodhur.

“Pas shqyrtimit të çështjes dhe dëgjimit të lojtarëve dhe përfaqësuesve të klubeve Komisioni thekson se nuk ka pasur prova të mjaftueshme bindëse për deklarata të natyrës diskriminuese nga Alvaro Gonzalez kundrejt Neymarit gjatë kësaj ndeshje, e as të Neymarit kundrejt Alvaro Gonzalezit”, thuhet në deklaratën e Federatës.

Marseille është shprehur e kënaqur me vendimin e Komisionit Disiplinor, duke theksuar se Gonzalez nuk është racist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco